Flash News

KRYESORE

Meta: Kambanë alarmi për klasën politike, të bëjmë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mpaket nga emigracioni

Meta: Kambanë alarmi për klasën politike, të bëjmë

Presidenti Ilir Meta organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit.

Në fjalën e mbajtur, kreu i shtetit tha se emigracioni është një kambanë alarmi për klasën politike në Shqipëri dhe se duhet të bëhet çdo përpjekje që vendi të mos mpaket.

Kreu i shtetit theksoi se sfidat aktuale që po përjetojmë kërkojnë klimë bashkëpunuese, ndjenjë të lartë të unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare

“Të dashur miq, duhet të bëjmë çdo përpjekje që Shqipëria të mos mpaket nga emigracioni që po gërryen çdo ditë energjinë dhe potencialin e rinisë shqiptare dhe bashkë me të edhe aftësinë ripërtëritëse e të pazëvendësueshme për përparimin e nesërm të vendit,.

Kjo është një kambanë alarmi për klasën politike, për të ofruar besim  siguri e mundësi më të mira, më të shpejta, e më të qëndrueshme për të rinjtë dhe për forcat më krijuese të shoqërisë sonë.

Sfidat aktuale që po përjetojmë kërkojnë klimë bashkëpunuese, ndjenjë të lartë të unitetit dhe përgjegjësisë kombëtare. Shqiptarët kanë nevojë për forcimin e bashkëjetesës demokratike, për një klimë politike konstruktive, për një paqe sociale, ku respekti ndaj lirive të drejtat dhe dinjiteti njerëzor duhet të jetë prioriteti i të gjithëve”, u shpreh Basha.

 

Të fundit