Flash News

KRYESORE

Meta kërkon vëmendjen e ndërkombëtarëve: Po ua bëj të qartë, fundin më të keq nuk e keni parë as në ëndërr

Meta kërkon vëmendjen e ndërkombëtarëve: Po ua bëj

Ilir Meta ka kërkuar të tërheq vëmendjen e ndërkombëtarëve për procesin zgjedhor në Shqipëri, duke paralajmëruar se LSI nuk do të tolerojë prekjen e asnjë vote të vetme. Ai paralajmëroi PS-në dhe PD-në që të mos ndërhyjnë te votat, por të lejojnë popullin të shprehet. Meta theksoi se kriza mund të shkaktohet vetëm nga prekja e zgjedhjeve, ndërsa theksoi se nëse kjo ndodh fundin më të keq nuk e kanë parë as në ëndrrën më të keqe.

“I paralajmëroi të mos prekin asnjë votë sepse në ëndrrën më të keqe nuk e ka parë fundin më të keq. Fjala ime nuk është fjala e Lul Bashës te sera e tij politike. Këtë dua t’ju bëj të qartë edhe ndërkombëtarëve”, u shpreh Meta.

Kreu i Kuvendit paralajmëroi edhe ata zyrtarë të policisë që kërkojnë të deformojnë procesin zgjedhor se do të jenë nën monitorimin e LSI-së deri ditën e zgjedhjeve.

Meta del në konferencë nga selia e LSI: Basha me PD-në janë në garë me PDIU-në për vendin e tretë

Të fundit