Flash News

KRYESORE

Meta komenton deklaratën e Bolton për ndarjen e Kosovës: Ide që nuk i shërben forcimit të themeleve të Europës

Meta komenton deklaratën e Bolton për ndarjen e Kosovës: Ide

Presidenti Ilir Meta nuk ka preferuar të komentojë drejtpërdrejtë deklaratën e fortë të ish-këshilltarit për Siguri Kombëtari presidentit amerikan Donald Trump, John Bolton, i cili ka folur në lidhje me çështjen e ndarjes së kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar si një ide të presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Sipas Metës, në një dalje për mediat, cdo ide për ndryshim kufijsh është ide që nuk i shërben forcimit të themeleve të Europës së bashkuar

“ Pa u bërë pjesë e komenteve të diplomatëve apo ish përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme e ardhmja e Kosovës e Serbisë duhet të jetë në BE.

Ky është objektiv i shpallur nga të dyja vendet dhe në BE cdo ide për ndryshim kufijsh është ide që nuk i shërben forcimit të themeleve të Europës së bashkuar dhe është me rëndësi të punohet për standarde të BE në të dyja vendet sepse nuk mund të ketë asnjë zgjidhje as paqësore e evropiane duke bërë llogari jo vetëm kufijsh por edhe qytetarësh”, deklaroi Meta.

Të fundit