Flash News

KRYESORE

Meta komentona masat e marra nga qeveria për COVID-19: Nuk ka një menaxhim perfekt të krizës askund

Meta komentona masat e marra nga qeveria për COVID-19: Nuk ka një

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është i ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në Neës24.

Një ndër pyetjet e gazetares së emisionit, ishte dhe se a janë të duhura masat që ka marrë qeveria në menaxhimin e krizës së shkaktuar prej pandemisë globale të COVID-19.

Presidenti Meta u përgjigj duke thënë se menaxhim perfekt nuk ka askund:

“Ne kemi diskutuar vazhdimisht për këtë çështje dhe duhet të kemi në konsideratë, që nuk ka një menaxhim perfekt të kësaj krize asgjëkund. Ne kemi vënë re që vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila duhet të ishte lider në udhëzime dhe në orientimin e të gjithë vendeve për marrjen e masave ka ndryshuar disa herë vlerësimin e saj për këtë virus apo për këtë sëmundje derisa edhe situata e pandemisë u shpall me mjaft vonesë, siç deklarohet sot nga shumë vende. Dhe vende të ndryshme kanë patur qasje të ndryshme, sepse është një eksperiencë gati e re, e panjohur më parë ose diçka e ngjashme mund të ketë ndodhur shumë dekada më parë. Kështu që në këtë drejtim ne duhet të jemi tërësisht të fokusuar në vlerësimin sa më objektiv të treguesve aktual, si përsa i takon shëndetit publik, si përsa i takon gjithashtu treguesve të ekonomisë në mënyrë që të ruajmë balancën e duhur dhe të fillojmë të përshtatemi gradualisht hap pas hapi për t’u rikthyer drejt normalitetit, por pa cenuar sigurinë e masave shëndetësore.”

 

Të fundit