Flash News

KRYESORE

Meta kritikon përsëri ndërkombëtarët: Disa të njëanshëm, helmuan krizën politike

Meta kritikon përsëri ndërkombëtarët: Disa të

Presidenti Ilir Meta u ka bërë sërish apel palëve politike të ulen dhe të dialogojnë për zgjidhjen e krizës. Në një intervistë për A2 CNN, kreu i shtetit këmbëngul se zgjidhja vjen vetë, përmes zgjedhjeve të 13 tetorit,

“I vetmi institucion që në Shqipëri ka punuar në mënyrë të qartë për zgjidhjen e krizës për fat të keq është vetëm institucioni i Presidentit të Republikës. Më vjen shumë keq, si për mazhorancën, e cila me kokëfortësinë dhe arrogancën e saj në vend të tregonte përgjegjësi ka bërë të kundërtën. Ashtu sikurse opozita, me listën e dëshirave të pafundme, që shpesh dalin jashtë realitetit, e ka bërë të pamundur përfshirjen në institucione”, u shpreh Meta për A2.

Presidenti kritikoi përsëri edhe ndërkombëtarët, disa prej të cilëve, sipas tij, nuk kanë ndihmuar Shqipërinë në realizimin e objektivave të saj.

“Por nuk mund të mos them se edhe një pjesë e faktorit ndërkombëtar janë sjellë në mënyrë tepër të njëanshme, tepër helmuese, duke mos dhënë asnjë kontribut që Shqipëria të përmbushë detyrimet që burojnë nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me BE dhe që duhet ta ndihmojnë Shqipërinë të çelë  me negociatat me BE”, pohon Meta.

“Për fat të keq, Presidenti, edhe pse është ndjerë i vetëm, ka qenë i qartë dhe i vendosur për t’ia kursyer Shqipërisë një shëmti si farsa e 30 qershorit, që mund të jetë edhe një burim sanksionesh nga organizatat ekzistuese ku Shqipëria bën pjesë”, përfundon ai.

Të fundit