Flash News

KRYESORE

Meta kryeministër dhe ministër i Brendshëm më 26 prill? Gjekmarkaj: Mesazh që godiste Bashën në brinjë

Meta kryeministër dhe ministër i Brendshëm më 26 prill?

Televizioni Ora News, e njohur si media e afërt me presidentin Ilir Metën publikoi disa ditë më parë një informacion se ky i fundit do të zgjidhet kryeministër më 26 prill, si dhe ministër i Brendshëm, ndërsa Berisha president.

Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar nga gazetari Alfred Lela në PolitikOn thotë se ky mesazh ishte shpërndarë me dashje për efekte të caktuara politike, madje godiste pak në brinjë edhe aleatin e tij në koalicionin opozitar, Lulzim Basha.

“Ai mesazh u drejtohej të gjithëve, të jetë atësi, i pamohuar dhe i paatakuar. Duhej lexuar me kujdes , ishte thashetheme se ishte shpërndarë me dashje për efekte të caktuara politike. Mu duk si gjetje dhe i shkon përshtat tollovisë politike.

Presidenti në këtë rast sillet si lojtar politik dhe do të karikojë LSI. Atë qe arrin ai te militantët nga përvoja që ka , nuk e ka atë impakt Kryemadhi apo Tit Vasili dhe do t’ju hedhë një kauzë për të luftuar të shumohen ata që nuk janë e të rrisë kredencialet në tavolinat politike pas 25 prillit. Nuk më duket gjetje e keqe duket sikur e godet pak në brinjë aleatin e vet, Bashën.

Do thoja me inteligjencë se PD e serviri atë si mesazh për Ramën, pra ishte mesazh jo i koduar që ata i përgjigjeshin Metës pa i thënë se e ke thënë ti se kjo është vepër e Ramës e nëse sillesh në këtë mënyrë mund të çojë në favore për kryeministrin aktual.

Meta pra duhet të ofrojë dicka, një post me rëndësi politik dhe këto poste do kishte figura e kryeministrin, ministrit të Brendshëm etj. Po ashtu do të vendosë edhe në gjendje alarmi PD për të qenë më luftarak ndaj Ramës”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit