Flash News

KRYESORE

"Meta kryeministër pas zgjedhjeve", Paloka: Rama i dëshpëruar nga sondazhet e kërkon të joshë sa majtas e djathtas

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas lajmit të dalë në media se Ilir Meta do lërë Presidencën dhe do të marrë postin e Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, ose të zv. Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm njëherazi.

Në një reagim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Rama është i dëshpëruar duke parë sa tmerrshëm e zhysin sondazhet sa kërkon të joshë sa majtas sa djathtas.

Ai i drejtohet Ramës se i ka bërë llogaritë gabim, pasi sipas tij s'ka pazar që e shpëton.

Reagimi: 

Paska filluar serisht me diversionet i marri. Po ndan dhe postet tani. Sa i deshperuar mund te jete njeriu dhe sa tmerrshem e zhysin sondazhet sa kerkon te joshe sa majtas sa djathtas. Njehere donte te behej president, tani do e hiqka Meten nga presidenca e do e beka minister te brendshem.

I ke bere llogarit gabim o i marre po njerezit sjane dele. Ska pazar qe te shpeton ty dhe kriminelet qe te sollen dhe te mbajne ne pushtet.

Sdo kete kurre amnisti per ty e as per asnje kriminel qe pret te te sjelle vota ty dhe shpures tende

Meta ta ka bere te qarte se ske asnje shans ta heqesh qe aty deri sa ti mbaroje mandati. E provove dhe deshtove.

Të fundit