All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Meta kthen buxhetin në Kuvend, ish-ministri i LSI: Pse kur ishe në koalicion me PS nuk i ndalove pisllëqet tjera

Meta kthen buxhetin në Kuvend, ish-ministri i LSI: Pse kur ishe në
All - Paragraf - 1

Kthimi i buxhetit 2019 sërish në Kuvend nga presidenti Ilir Meta, si një mundësi për të reflektuar mbi 8 kërkesat e studentëve, ka ngjallur shumë reagime që prej ditës së djeshme

All - Paragraf - 3

Mes tyre, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thekson se kjo “lëvizje” është shenjë e mirë, por i kujton Metës se pse iniciativa të tilla nuk u morën kur LSI ishte në koalicion me PS.

Madje, ai sjell në vëmendje rastet e koncesioneve, taksat e larta, emigracionin masiv etj.

Reagimi i plotë:

Ilir Meta, sot President i Republikës, bëri shumë mirë që e ktheu ligjin për Buxhetin e Shtetit.

Është padyshim një mundësi shumë e mirë për të reflektuar ndonjë zgjidhje nga ato që kërkojnë studentët.

Por, nëse Ilir Meta dje kryetar i LSI e bashkëkryetar i maxhorancës, do kishte ndaluar votimin e ligjit për Arsimin e Lartë, zgjidhja për studentët do ishte më e plotë.

Në fakt Ilir Meta nuk ndaloi dot asnjë ligj të mbrapshtë që miratoi dje maxhoranca PS-LSI. Nuk ndaloi as pisllëqet e kontrollit të drejtësisë nga Rama; as koncensionet; as taksat e larta; as emigracionin masiv; as anashkalimin e Presidentit të Republikës; as kanabisin e drogën.

Asgjë, megjithëse deputetë e ministra të LSI reagonin kundër këtyre gjerave. Pa llogaritur këtu persona të tjerë të njohur në publik e madje edhe Institucione ndërkombëtare si FMN.

Zaten kjo sjellje politike dëmton sot LSI. E bën atë të pabesueshme ne publik. Llogjika është e thjeshtë: pse duhet t’u besojmë juve sot në opozitë, kur dje në pushtet nuk e ndaluat këtë harbut që sot qeveris?!

Sigurisht që LSI do vijojë të jetë në politikë, por shpresoj që ky pësim të jetë bërë mësim. Politika nuk është as marrëveshje punësimi e as zgjidhje e halleve të ditës.

Politika duhet të shohë larg, ndryshe nuk është politikë.

Të fundit