Flash News

KRYESORE

Meta kthen ligjin për “prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë", cilat janë arsyet

Meta kthen ligjin për “prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe

Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvend ligjin "Për ratifikimin e marrëveshjes së përbashkët së prokurimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Komisionit Europian dhe vendeve anëtare të BE për të prokuruar kundërmasat mjekësore."

Sipas Kreut të Shtetit, disa nga dispozitat e ligjit, bien ndesh me parimet kushtetuese si dhe parimin e lirisë së veprimtarisë ekonomike, barazisë përpara ligjit, me pasojë diskriminimin e operatorëve të ndryshëm në treg, duke rritur kështu mundësitë për dëm ekonomik ndaj financave të shtetit.

"Nga shqyrtimi i përmbajtjes së disa dispozitave konkrete të ligjit, mungesa e përcaktimit të qartë e shterues të fushës së zbatimit të këtij ligji sa i përket llojit të mallrave dhe shërbimeve që mund të prokurohen sipas përcaktimeve të tij, krijon hapësirë që jo vetëm të shmangen procedurat e hapura për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, por dhe të ulet ndjeshëm mundësia e biznesit vendas për pjesëmarrje në këto procedura prokurimi, ku kriter kryesor është pasja e CSI-së (Certifikatës së Sigurimit Industrial).", thuhet në njoftimin e bërë publik nga Presidenca.

Sipas tij, mungesa e procedurës së hapu krijon hapësirë që çdo autoritet kontraktor të përzgjedhë paraprakisht, sipas vullnetit të tij, fituesin e një procedure ende të pa shpallur.

https://politiko.al/meta-dekreton-ligjin-faljen-e-gjobave-gjate-pandemise-mesoni-deri-ne-cdate/

Të fundit