Flash News

KRYESORE

Meta kthen një tjetër ligj në Kuvend: Shkel parimet kushtetuese

Presidenti Ilir Meta kthen një tjetër ligj për rishqyrtim në Kuvend, pasi arsyeton se shkel parimet kryesore kushtetuese.

Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin "Për zonat e biznesit”.

Presidenti e ka kthyer për rishqyrtim këtë ligj, me argumentin se shkel disa pari të kushtetutës, si: lirisë së veprimtarisë ekonomik, ushtrimit të së drejtës së pronës private me gjitha tagrat e saj (zotërimin), mënyrës së caktimit të taksave dhe tarifave vendore, mënyrës së administrimit të fondeve publike dhe të ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive të detyrueshme të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Po ashtu, në arsyet e kthimit të këtij ligji thuhet se, përveç se shkel nenit 11, 41, dhe 155 të Kushtetutës, në disa nene të tij njëkohësisht, përmban parashikime që bien ndesh me legjislacionin aktual në fuqi, duke mos respektuar për pasojë edhe nenin 116 të Kushtetutës që përcakton hierarkinë e akteve në Republikën e Shqipërisë.

Të fundit