Flash News

KRYESORE

Meta ktheu ligjin për teatrin, ministri Bushati paralajmëron rrafshimin e godinës ekzistuese

Meta ktheu ligjin për teatrin, ministri Bushati paralajmëron

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka folur rreth mos-dekretimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar nga Presidenti Ilir Meta, duke e kthyer atë në Kuvend.

I ftuar në studion e ‘Zërit të Amerikës’ në Uashington, Bushati theksoi se ende nuk është njohur me nëntë argumentet e parashtruara nga kreu i shtetit.

Ministri sqaroi se deri në shtator është koha e mjaftueshme për ta rishqyrtuar ligjin, duke u shprehur se 'do të ndiqet logjika e procesit Kushtetues', që nënkupton se në muajin shtator mazhoranca do ta miratojë menjëherë ligjin për shëmbjën e ndërtesës dhe ndërtimit të një godine të re me gjashtë kulla biznesi.

Duke folur edhe për reagimin e kryebashkiakut Veliaj, i cili tha se është i zhgënjyer me Metën por punimet do të nisin në shtator, kreu i diplomacisë shqiptar tha se ky është një projekt i bashkisë i mbështetur nga qeveria Rama.

Të fundit