Flash News

KRYESORE

Meta ktheu në Kuvend ligjin e Kadastrës, reagon Lame: Edhe godina e Presidencës apo e Kryeministrisë s’ka certifikatë pronësie

Meta ktheu në Kuvend ligjin e Kadastrës, reagon Lame: Edhe godina e

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për shqyrtim dy projektligje, atë të Kadastrës dhe të Noterisë.

Në një deklaratë për mediat, Lame e nisi reagimin e tij duke i kujtuar Metës se edhe vetë godina e Presidencës ku ai po qëndron nuk është e pajisur me certifikatë pronësie, ashtu si edhe godinës e Kuvendit, Ministrisë së Jashtme, apo e kryeministrisë.

“Këto janë vetëm katër nga pronat e shtetit që nuk kanë certifikatë sigurie, nga 600 mijë të pronave private të paregjistruara. Këto janë punët që të merret kadastra, që Meta e ktheu si të rrezikshme.  Si t’ua shpjegojmë hallin e presidentit 60 mijë familje që presin legalizimet, 220 mijë fermerët që presin të regjistrojnë tokën.  Penalizon cdo shqiptar kthimi i ligjit të kadastrës. Administroj aftësinë e presidencës për të mbushur 14 faqe kundër ligjit dhe të mos thojë asgjë”, u shpreh me ironi Lame.

Të fundit