Flash News

KRYESORE

Meta kujton Holokaustin: Akte të tilla çnjerëzore s’duhet të ndodhin më, krenar për kombin tonë që mirëpriti hebrenjtë

Meta kujton Holokaustin: Akte të tilla çnjerëzore s’duhet

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar viktimat e Holokaustit në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës.

Në një status në facebook, Meta thekson se akte të tilla çnjerëzore nuk duhet të ndodhin më, ndërsa përmend edhe rastet e dy dekadave më parë në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, përkujtojmë me nderim miliona viktima të pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit, në mënyrë që antisemitizmi, mungesa e tolerancës, bashkëjetesës, dhe shkeljet e lirive e të drejtave të njeriut, të mos përsëriten KURRË MË.

Dy dekada më parë në zemër të Evropës, fatkeqësisht ishim dëshmitarë të masakrave e spastrimit etnik dhe fetar në Bosnje e Hercegovinë, dhe Kosovë.

Gjenocide dhe akte të tilla çnjerëzore ndaj kujtdo që i përket një feje, etnie apo kombësie ndryshe, nuk duhet të ndodhin dhe nuk duhen lejuar të ndodhin KURRË MË në botën ku jetojmë!

Krenar për kombin tonë, që në periudhën më të errët të njerëzimit, mbrojti dhe mirëpriti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke mos dorëzuar asnjë te pushtuesit”, shkruan Meta.

Të fundit