Flash News

KRYESORE

Meta kujton takimin emocionues të pak javëve më parë: Shqetësimet e tyre, tronditëse për një shoqëri të këtij shekulli

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 8 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Romëve, duke vënë në pah problematikat që shqetësojnë prej vitesh këtë komunitet.

Sipas presidentit, shumë premtime janë bërë, por kërkesat e tyre minimale vazhdojnë të jenë prezent.

“Edhe këtë vit, 8 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, e gjen këtë komunitet jo të mirëintegruar në shoqërinë shqiptare. Arsimimi, strehimi, punësimi e përkrahja sociale mbeten ende sfida reale, që romët nuk mund t'i kapërcejnë pa mbështetjen e institucioneve dhe shoqërisë.

Me emocion kujtoj takimin e pak javëve më parë në Korçë me disa nëna rome, të cilat më shprehën një mori problemesh, që jam i bindur se i kanë edhe shumë nga romët e Shqipërisë. Kërkesat miniminaliste dhe shqetësimet e tyre, ishin tronditëse për një shoqëri të këtij shekulli.

Pa shumë premtime e nisma që mbesin në letër, mos humbet më kohë për të ndryshuar vërtet situatën e rëndë sociale dhe ekonomike të komunitetit rom”, shkruan Meta këtë mëngjes.

Të fundit