Flash News

KRYESORE

Meta: Kushtetuta nuk vendos afat për Presidentin por për Kuvendin, dekreti im i ligjshëm

Meta: Kushtetuta nuk vendos afat për Presidentin por për Kuvendin,

Presidenti Ilir Meta sqaroi se Kushtetuta nuk vendos afat për institucionin që ai drejton për të zgjedhur kandidatët për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese. Në konferencën për shtyp, ai argumentoi se dekreti i tij i sotshëm për zgjedhjen e Marsida Xhafellarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, është i ligjshëm.

"Duhet të kemi të qartë ju dhe çdo qytetar se nuk ka një afat të caktuar në Kushtetutë për Presidentin, ka afat për parlamentin, për arsye se është një institucion kolegjial që përbëhet edhe nga forca të ndryshme politike, por jo për Presidentin.

E dyta, që duhet të jetë e qartë për çdo shqiptar, Kushtetuta është mbi çdo gjë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Kushtetuta është zero, letër, pa gjykatën Kushtetuese. Momenti i krijimit të gjykatës është historik sepse për herë të parë krijohet gjykata sipas reformës që u bë në kushtetutë për reformën në drejtësi dhe është e rëndësishme që të respektohet kushtetuta aq më tepër për gjykatën, pasi është garancia për mbrojtjen e popullit shqiptar.”, tha meta duke shtuar se çdo akt në këtë proces është historik sepse do të mbetet si një referencë në të ardhmen.

Ai më pas sqaroi rolin e KED-së.

“KED është një institucion që merret vetëm me menaxhimin administrativ dhe asgjë tjetër. Pra Kushtetuta tregon si krijohet gjykata, Presidenti ka të drejtën për vakancën e parë, pastaj është parlamenti dhe në këtë mënyrë përsëritet e njëjta renditje dhe në këtë plan është detyra e KED-së që të rregullojë listat e vakancave dhe të afateve, që të respektohet Kushtetuta për mënyrën e ndërtimit të gjykatës dhe të mos kemi përplasje. Kryetari i KED të bëjë lojëra me karakter administrativ në mënyrë mafioze, që të vendosë presidentin në këtë pozitë, kreun e shtetit, që ose të shkelë Kushtetutën" tha ai.

Të fundit