All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Meta lë për pak mënjanë krizën, ndalet në Kukës: Krenar për humanizmin e këtyre banorëve 20 vjet më parë

Meta lë për pak mënjanë krizën, ndalet në
All - Paragraf - 1

Presidenti Ilir Meta ka lënë për pak mënjanë krizën politike në vend dhe është ndalur në qytetin e Kukësit.

All - Paragraf - 3

Duke kujtuar eksodin e luftës në Kosovë 20 vjet më parë, Meta nuk lë pa përmendur edhe humanizimin e treguar nga banorët e Kukësit për t’i mirëpritur në shtëpitë e tyre.

“Kënaqësi sot të pija një kafe në Kukës me gazetarin Bekim Bici. 20 vjet më parë ai ishte vetëm 6 vjeç, kur qyteti i tij u bë për ditë e javë të tëra qendër e mediave botërore që dëshmonin, jo vetëm një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore që po ndodhte në Europë, por edhe një nga kryeveprat e humanizmit njerëzor që njohu bota. Krenar për Kukësin dhe ato javë të paharrueshme që përjetova mes kukësianëve patriotë, bujare e fisnikë si ata”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Ndërkohë, këtë pasdite, Meta pritet të zhvillojë konsultimet me partitë politike në vend lidhur me caktimin e datës së re të zgjedhjeve vendore, pas zhdekretimit të 30 qershorit.

Të fundit