Flash News

KRYESORE

Meta lë presidencën, niset drejt Kuvendit: Jam mendjembushur, s’jam për të bërë spektakle politike

Ashtu siç paralajmëroi, presidenti Ilir Meta ka lënë zyrën e tij presidenciale dhe është nisur në këmbë drejt Kuvendit, ku do të marrë pjesë në seancën dëgjimore të Komisionit Hetimor.

I shoqëruar nga dy këshilltarë të tij, ai deklaroi shkurtimisht për mediat se është mendjembushur për veprimet e tij dhe se do të vazhdojë të mbrojë Kushtetutën në shërbim të qytetarëve.

“Jam shumë i përcaktuar , mendjembushur dhe i bindur në të gjitha veprimet e mia. Unë nuk jam për të bërë spektakle politike, por i garantoj se presidenca do jetë një kështjellë e mbrojtjes së kushtetutës", tha Meta teksa i drejtohej Kryesisë së Kuvendit.

Të fundit