Flash News

KRYESORE

Meta letër Burgjeve, Rama flet për informacionin që mori dy ditë përpara: Nuk duhej ta publikonte  

Meta letër Burgjeve, Rama flet për informacionin që mori dy

Kryeministri Edi Rama ka komentuar letrën e dërguar nga presidenti Ilir Meta te Drejtoria e Burgjeve, ku kërkoi informacion për sistemin e sigurisë.

Dje, Burgjet u përgjigjën se situata është në normalitet të plotë dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme sipas protokolleve të sigurisë të sistemit penitenciar, kjo edhe në përputhje me zbatimin e procedurave për 41 bis.

Ndërkohë, Rama sot nga Kuvendi flet për prapaskenat e kësaj letre. Sipas Ramës, është informuar se para se Meta të nisë letrën “katërshja që i është kundërvënë zgjedhjeve dhe Europës kanë komunikuar me persona në burgje duke i nxitur që të marrin në dorë pjesë të tyre të revolucionit imagjinar”.

“Para dy ditësh mora informacion se njerëz që lehtësisht mund të verifikohej se më janë lidhur ne katërshen që i është kundërvënë zgjedhjeve dhe Europës kanë komunikuar me persona në burgje duke i nxitur që të marrin në dorë pjesë të tyre të revolucionit imagjinar.

Pas këtij informacioni del letra e presidentit të shqetësuar për situatën në burgje. Nëse ai do të ishte i shqetësuar minimalisht nuk duhet ta publikonte letrën, që e ka dërguar në adresën e gabuar, ndonëse ai ndihet komandanti suprem në krah të liderit suprem, s’ka asnjë tagër t’i drejtohet askujt për informacion veçse ministrave. Farsa është e gjitha në sytë e të gjithëve. Ajo që është për tu përsëritur është se policia është vendosur në trysni të pazakontë dhe meriton inkurajimin për të vazhduar të jetë e vetëpërmbajtur”, tha Rama.

Të fundit