Flash News

KRYESORE

Meta letër OSBE/ODIHR: Zgjedhjet në kundërshti me dekretin, do të jenë nul nëse mbahen

Presidenti i vendit, Ilir Meta i dërgoi një letër drejtuese të lartë të OSBE/ODHR, ku i njofton ata se ka zhdekretuar datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

Ai thekson se nëse qeveria organizon zgjedhjet, atëherë ato do të jenë në kundërshti me dekretin dhe se vlera e tyre do të jetë nul.

“Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor

Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet përfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm.”, shkruhet në letrën e dërguar nga Kreu i Shtetit.

Meta e bën të qartë se përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të presidentit të republikës janë totalisht të paligjshme dhe do të dëmtojnë krizën në Shqipëri.

Të fundit