Flash News

KRYESORE

Meta: Ligji anti-KÇK u miratua në pabesi një ditë para vizitës së ‘Venecias’ të thirrur nga vetë Kuvendi

Meta: Ligji anti-KÇK u miratua në pabesi një ditë para

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar ligjin anti-KÇK të miratuar në pabesi një ditë para vizitës së delegacionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi.

Sipas Metës, pasuria e shqiptarëve po përqendrohen në një grusht të vetëm që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

“Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.

Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet "Ndiq paratë" se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqendrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP”, shkruan meta në FB.

Të fundit