Flash News

KRYESORE

Meta liron nga detyra ambasadorin në NATO, Visho Ajazi dekorohet për luftën kundër drogës dhe bëhet gati për detyrën e re

Meta liron nga detyra ambasadorin në NATO, Visho Ajazi dekorohet për

Presidenti Ilir Meta ka liruar nga detyra Leonard Demin si ambasador të Shqipërisë në NATO. Vendimi është marrë sot me anë të një dekreti të publikuar edhe në faqen e Presidencës.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar në këtë post ish-kreun e SHISH, Visho Ajazi, i cili pritet të marrë edhe miratimin e presidentit Meta.

Përpara se të dekretohet nga Meta si ambasador në NATO, Ajazi duhet të paraqitet edhe në Komisionin e Politikës së Jashtme.

Gjithashtu, Meta i ka dhënë sot Visho Ajazit dekoratën e Artë të Shqiponjës për kontributin në fushën e sigurisë dhe në veçanti në luftën kundër trafikut të drogës, çka në media u raportua se ishte kjo çështje që prishi marrëdhëniet e ish-kreut të SHISH me kryeministrin Rama.

Dekreti:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 05/12/2017, nr. dekreti 10676 zotit Visho Ajazi Lika “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”.

Kërkesa që pritet t’i mbërrijë Tiranës nga organizata e rëndësishme ku bën pjesë: Të ndërpriten marrëdhëniet me SHBA

Të fundit