Flash News

KRYESORE

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë, Rama largohet para përfundimit të takimit. I pranishëm edhe Xhafaj

Meta mbledh Këshillin e Sigurisë, Rama largohet para përfundimit

Për afro 60 minuta Presidenti Ilir Meta mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Mësohet se mbajtja e këtij takimi ishte njoftuar dy javë më parë.

Pjesë e mbledhjes ishte edhe kryeministri Edi Rama si dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Gjithashtu në mbledhje merrnin pjesë edhe ministrat, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka, Arben Ahmetaj si dhe kreu i SHISH, Helidon Bendo.

Kryeministri Edi Rama është larguar nga mbledhja para përfundimit të saj. Mësohet se shkak për këtë lëvizje është bërë axhenda e kreut të qeverisë.

Të fundit