Flash News

KRYESORE

Meta mbyll pushimet dy javore, poston albumin me fotot familjare

Ndonëse aktiv në rrjetet sociale me mesazhe dhe thirrje ndaj politikës, dy javët e fundit presidenti Ilir Meta ka qenë me pushime bashkë me familjen.

Këtë vit, Meta ka preferuar të bëjë pushime malore në bjeshkët e Prevallës në Kosovë.

“Më në fund dy javë kaluan si dy ditë, jo vetëm falë bukurive befasuese të Prevallës dhe klimës që nuk e gjen dot diku tjetër, por edhe mikpritjes së veçantë të njerëzve”, shkruan Meta, i cili poston disa foto nga pushimet e tij bashkë me familjen.

Të fundit