Flash News

KRYESORE

Meta mbyll vizitën në SHBA me ish-ambasadorin Arvizu: Mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane!

Presidenti Ilir Meta ka përfunduar vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fund të vizitës, Kreu i Shtetit ka takuar ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Takimin e pasqyron në Facebook, ku shkruan se diplomati Arviziu mbetet gjithmonë një promovues i miqësisë shqiptaro-amerikane.

“Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane!”, shkruan Meta.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Po sot Meta ka takuar edhe drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit David Beasley dhe drejtoren Ekzekutive të UNICEF-it Henrietta H. Fiore, me të cilët ka diskutuar për programe për kujdesin e fëmijëve në veçanti.

Të fundit