Flash News

KRYESORE

Meta me Bebe Rexhën në Ishëm: Kushte janë të vështira, por jo pa shpresë

Ashtu siç premtoi, këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha  ka ardhur në Shqipëri për të parë nga afër situatën në të cilën ndodhet vendi ynë pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi 51 viktima.

Ajo ka vendosur të financojë ndërtimin e dy banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Së bashku me presidentin Meta inspektuan nga afër banesat për të cilat këngëtarja do të kontribuojë.

Ndërkohë kreu i shtetit theksoi se këngëtarja vendosi zemrën e saj në këtë aksion dhe la pas axhendën muzikore.

Ndërsa e falënderoi Bebe Rexhën për ndihmën, Presidenti Meta tha se situata është e vështirë, por jo e pa shpresë.

“I jam shumë mirënjohëse Bebe Rexhës, artistes me fame botërorë, e cila i ka kushtuar kësaj tragjedie kohën e saj, ka ndryshuar axhendën. Ka vendosur zemrën e saj në këtë aksin mjaft konkret për të qenë pranë disa komuniteteve më të prekura, mbi të gjitha për sjellë në vëmendje këtë tragjedi përballë opinionit ndërkombëtar. Shumë faleminderit Bebe për këtë solidarit dhe krenari që ndjen që je shqiptare dhe që je me ne në momente shumë të vështira që nuk i kishim përjetuar prej shumë kohësh. Jemi në kushte të vështira, por jo pa shpresë”, tha Presidenti Meta.

Të fundit