Flash News

KRYESORE

Meta me Sekretarin Amerikan të Shtetit, ndjekin së bashku fjalimin e Trump në ‘Mëngjesin e Lutjeve’

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo, në kuadër të një vizite zyrtare në SHBA.

Ata kanë ndjekur fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se ndihet krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë.

Kënaqësi të ndiqnim së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo, fjalën e Presidentit të SHBA, Donald Trump në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington D.C.

Edhe unë bashkohem me vlerësimet më të mira që bëri Presidenti Trump për rolin e veçantë të Sekretarit Pompeo dhe Ambasadorit të posaçëm Sam Broënback për Aleancën Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Avancimin e Lirive Fetare.

Krenar për modelin tonë të shkëlqyer të harmonisë fetare dhe mbështetjes që i japim lirisë së besimit kudo në botë.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane! 🇦🇱🤝🇺🇸”, shkruan Meta në Facebook.

Të fundit