Flash News

KRYESORE

Meta: Me shpresë se BE-ja do të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Presidenti Ilir Meta mendon se përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Evropian është thelbësor për një të ardhme më të mirë.  Kreu i shtetit nga Sarajeva, ku po merr pjesë në Samitit e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore, ka bërë publike përshtypjet e tij nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook.

“Përparimi i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin integrues për në Bashkimin Evropian është thelbësor

Mbetemi të përkushtuar dhe me shpresë se Këshilli i BE-së do të vendosë në tetor për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut fqinje.

I jemi mirënjohës vizionit të kancelares Angela Merkel, që u përsërit edhe në Samitin e fundit të Poznanit, se dhënia e mundësisë vendeve të Ballkanit për t’i bashkëngjitur BE-së është në interesin strategjik të bllokut komunitar evropian.”, shkroi Meta.

Pjesëmarrja e tij në samitin e Bosnjës solli debate, duke qenë se Kosova e kishte bojkotuar për trajtim të padrejtë, e Shqipëria vendosi të mos merrte pjesë për t’u solidarizuar me Kosovën.

Gjatë pjesëmarrjes, kreu i shtetit kërkoi që vendet që ende nuk e kanë njohur, duhet ta njohin Kosovën, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi.

Të fundit