Flash News

KRYESORE

Meta me tone të ashpra për Reformën në Drejtësi: EURALIUS mori porosi politike, më thanë jemi në mision teknik

Meta me tone të ashpra për Reformën në Drejtësi:

Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra lidhur me Reformën në Drejtësi dhe krizën aktuale që po kalon vendi.

I pranishëm në konferencën “Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, Meta bëri përgjegjëse për krizën aktuale, që ai e cilëson serioze, të dyja palët politike, ndërsa u ndal gjatë edhe te Reforma në Drejtësi.

“Vendi po kalon një krizë serioze, të cilës nuk mund t’i shmangemi. Pasi vendi pësoi ‘97 për fat të keq, një film që e kanë parë shumë këtu u bë një kushtetutë e jashtëzakonshme, pikërisht se u nxorën mësime dhe u bë për të parandaluar një ‘97. Për të menaxhuar e për të patur instrumente, kriza që mund të dalin jashtë kontrollit. Në 2008 mos harrojmë për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrifica ia hoqën të gjitha pikat dhe kaluam nga sistem parlamentar, në një sistem të mbyllur partiak. Kjo është e vërteta pse sot kemi këtë situatë. Ku parlamenti nuk është funksional jo vetëm sepse dy parti kanë lënë mandatet, po ka qenë jo funksional edhe më parë.

Po flasim për suksese të reformës në drejtësi, i jam shmangur deklarimeve publike, edhe pse me ndërkombëtarët kam folur hapur, por mund t’ju them që nëse do ishte vërtet sukses, Shqipëria asnjë minutë nuk do ishte pa gjykatë kushtetuese.

Gjykata kushtetuese, pavarësisht nga individë të caktuar, ka një histori pozitive. Reforma nuk bëhet me retorikë e presion, bëhet me standarde. Nëse bëhet me emrat asnjëherë nuk ka reformë.

Dy herë janë hedhur shortet e KED-së, kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithçka të bëhet në përputhje me kushtetutën. Herën e dytë, si president, duke ditur dështimin e herës së parë ku askush nuk mbante përgjegjësi, përfshirë dhe ndërkombëtarët, kërkova angazhim të Euralius, dhe kam folur hapur, më takon si president, që të unifikojmë një qëndrim të përbashkët, mos kemi debate, mos kemi kontestime dhe ditën e fundit Euralius çon përgjigje se nuk vinin dot në takim se jemi mision teknik, kjo do të thotë se ke marrë porosi politike. Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike. Bëhet fjalë për institucionet e këtij vendi. Ende sot e kësaj dite nuk e di se nga kush erdhi kjo porosi politike. Kjo nuk mund të jetë drejtësi europiane, nuk do luftojë korrupsionin e krimin e organizuar më shumë, dhe në fund vijoni dëgjoni historitë e peshqve.  Reforma do jetë më e suksesshme kur të kemi më shumë investime amerikane e gjermane, britanike. Janë probleme që kanë të bëjnë me demokracinë, ekonominë, nuk janë probleme për t’i faturuar përgjegjësinë të njëri tjetri”, tha Meta.

Të fundit