Flash News

KRYESORE

Meta mesazh në 28-vjetorin e vrasjes se Paolo Borsellinos nga mafia, tregon përse është i pavdekshëm

Presidenti Ilir Meta në 28 vjetorin e vdekjes së gjyqtarit Paolo Borsellinos, e ka kujtuar atë duke ndarë një mesazh të tij në Facebook.

Teksa citon Borsellinon “lum ata njerëz që luftojnë për ide të cilat më pas ecin me këmbët e të tjerëve”, kreu i shtetit thotë se “ja përse Borsellino është i pavdekshëm!”

“Në funeralin e Giovanni Falcones, Paolo Borsellino iu drejtua prokurorëve më të rinj: ‘Unë e di se kush do të jetë i vdekuri i radhës, por unë i kam dhënë fjalën Falcones. Lum ata njerëz që luftojnë për ide të cilat më pas ecin me këmbët e të tjerëve’. Ja përse Borsellino është i pavdekshëm!”, shkruan Meta.

Të fundit