Flash News

KRYESORE

Meta mesazh ngushëllimi për familjen Bush: Ish-presidenti, mik i shtrenjtë i shqiptarëve

Meta mesazh ngushëllimi për familjen Bush: Ish-presidenti, mik i

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në ‘Twitter’ për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të SHBA-së, George H.W. Bush. Meta thotë se është thellësisht i pikëlluar për vdekjen e Bush dhe ngushëllon familjen e ish-presidentit.

Ai thekson se Bush ishte një mik i madh dhe i shtrenjtë i shqiptarëve.

“Jam thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Presidentit të 41 të SHBA George H.W. Bush. Ai ishte një burrë i madh shteti dhe një mbështetës i fortë i lirisë. Jam pranë familjes së tij dhe lutem së bashku me ta. Ai ishte një mik i madh e i shtrenjtë i shqiptarëve”, shkruan presidenti i Shqipërisë.

Ish-presidenti Bush u nda nga jeta në moshën 94 vjeçare.

Të fundit