Flash News

KRYESORE

Meta mesazh Ramës pas caktimit të datës së re të zgjedhjeve: Shpresoj të reflektosh

Meta mesazh Ramës pas caktimit të datës së re të

Në konferencën e sotme për media, Presidenti Ilir Meta theksoi se arsyeja pse hezitonte të shpallte më herët dekretin e ri për datën e zgjedhjeve ka qënë Edi Rama.

“Prita duke synuar të dekurajoja përshkallëzimin e konfliktit dhe tensionit. Kam pritur në radhë të parë kryeministrin dhe liderin e opozitës për të garantuar zgjedhje gjithëpërfshirëse. Këto kanë qenë mesazhet e mija publike, informale dhe miqësore”,- tha Meta.

Meta ka dhënë edhe një mesazh për Edi Ramën,  për të cilin shpreson që të reflektojë për këtë vendim.

“Unë se kam humbur dhe s’kam ndërmend ta humbas qetësinë. Ju kam thënë juve dhe gjithë shqiptarëve, s’jam këtu për të plotësuar tekat e opozitës, por për të bërë maksimumin që të zgjidhet situata. Dje në mbrëmje u detyrova t’i kërkoja zyrtarisht edhe formalisht kryeministrit një takim edhe kryetarit të opozitës, Basha. Vendimi për të vendosur datën e re të zgjedhjeve ka qenë mungesa e reagimit të kryeministrit. Përgjigja e tij ka qenë se ka qenë i zënë me fushatë, unë u detyrova e bëra takimin, pasi e prita nga ora 05:00 deri më 13:00. Ai organizon shumë takime elektorale dhe unë isha i gatshëm edhe në mesnatë ta takoja, se për mua s’ka gjë më të rëndësishme se sa stabiliteti i vendit, paqja sociale, kredencialet demokratike të Shqipërisë që nuk janë dëmtuar pak deri tani”,- u shpreh Presidenti Meta.

 

Të fundit