Flash News

KRYESORE

Meta: Mos bini pre e provokimeve, zgjedhjet e 30 qershorit shoqërojini me dajre si në komunizëm

Meta: Mos bini pre e provokimeve, zgjedhjet e 30 qershorit shoqërojini me

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për datën e zgjedhjeve, duke theksuar se data kushtetuese për vendoret mbete 13 tetori.

Sipas Metës, Rama po shkon drejt zgjedhjeve socialiste me 30 qershor. Ai i këshillon qytetarët ta marrin atë me ‘qetësi dhe mençuri’ dhe të mos bien pre e provokimeve.

“Nga dje, data kushtetuese e zgjedhjeve vendore është 13 tetor 2019.

Situata është e qartë dhe e padiskutueshme nga ana ligjore dhe kushtetuese.

Gjithsesi kryeministri po insiston për të shkuar në votime socialiste në datën 30 qershor 2019. Ju këshilloj ta merrni atë me qetësi e mençuri, dhe të mos bini pre e provokimeve, sepse ato u shërbejnë vetëm atyre që duan të legjitimojnë kapjen totale të shtetit dhe instalimin e një regjimi njëpartiak”, shkruan Meta.

Presidenti e ka shoqëruar postimin e tij në rrjetet sociale me videon e publikuar një ditë më parë në emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili transmetoi disa pamje të rralla, nga momenti i votimit të anëtarëve të Byrosë, në votimet e vitit 1982.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/360084044694314/

Të fundit