Flash News

KRYESORE

Meta: Mos më detyroni të çoj lule te varri i Ramiz Alisë

Meta: Mos më detyroni të çoj lule te varri i Ramiz Alisë

Presidenti Ilir Meta deklaroi se nëse kriza nuk zgjidhet, atëherë ai do të bëjë një veprim ekstrem. Kreu i shtetit do të thërrasë mediat botërore dhe do të vendosë lule në varrin e ish udhëheqësit Ramiz Alia, sepse vetëm ky i fundit ka treguar vullnet të zgjidhë kriza në të mirë të vendit.

“Nëse situata nuk ndryshon, do më detyrojnë të thërras gjithë mediat botërore dhe të vë një buqetë me lule të varri i Ramiz Alisë se edhe pse ishte udhëheqës i fundit komunist dhe kishte ardhur me luftë në pushtet dhe se e dinte që ishte krijuar një armiqësi e tmerrshme në vend, përsëri tregoi përgjegjshmërinë e tij, sot e vlerësojmë shumë herë më tepër pas këtyre gjërave që po na shohin sytë, për të ç’tensionuar gjithë atë tension për të shtyrë zgjedhjet e për t’i dhënë mundësi opozitës në atë kohë të merrte pjesë ne zgjedhje.”, tha Meta.

Të fundit