Flash News

KRYESORE

Meta ndjek Kosovën nga Prishtina: Emocione të jashtëzakonshme, shpirti i ekipit mbi gjithçka

Presidenti Ilir Meta ka përgëzuar Kosovën për fitoren e rëndësishme të arritur kundër Çekisë në Prishtinë në takimin kualifikues për Euro 2020. Kreu i shtetit shqiptar ishte i pranishëm në tribunën e stadiumit “Fadil Vokri”, për të ndjekur takimin. Në ulëset e stadiumit kishte shumë politikanë kosovarë, që u shfaqën entuziastë për suksesin dardanëve.

“Emocione të jashtëzakonshme përjetova sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, kur Dardanët përmbysën rezultatin duke shënuar një fitore historike ndaj Çekisë!

Edhe pse pa pesë titullarë, ata treguan se shpirti i ekipit është gjithçka për Fitore!Urime edhe tifozëve të pamposhtur!”, shkroi Meta në profilin e tij në Facebook.

Të fundit