Flash News

KRYESORE

Meta në fshatin e shumicës shqiptare në Maqedoni, vizita e parë e një presidenti shqiptar

Meta në fshatin e shumicës shqiptare në Maqedoni, vizita e

Presidenti, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në fshatin Mexhitli të Manastirit në Maqedoni. Meta u prit nga autoritetet vendore dhe nga dhjetëra banorë dhe shënon vizitën e parë të një presidenti shqiptar në fshatin Mexhitli, një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni.

“Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qëndrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit dhe ju falënderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve. Kruja, Vlora, Prizreni e Manastiri jane qytetet me te rëndësishme për ne shqiptaret”, u shpreh Meta.

Të fundit