Flash News

KRYESORE

Meta në “listën e zezë” të SHBA? Zëdhënësi i presidentit ironizon me mediat pranë qeverisë

Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me disa lajme të shpërndara në disa mendia kryesisht pranë qëverisë, që shkruajnë se zyrtari  i DASH shmangu presidentin Meta, pasi është në “listën e zezë” të SHBA-së.

Duke përdorur ironinë, ai shton se presin që Edi Rama të publikojë lajmin se presidentit i është hequr viza nga SHBA.

“Të gjitha portalet që punojnë në të zezë paskan futur Presidentin në listën e zezë. Tani pritet që gruaja e Bilalit t'u japë dhe lajmin e heqjes së vizës. Ha ha ha! Fajin e ka ODIHR që nuk punon në të zezë por e ka gdhendur me të zeza në të bardhë”, shkruan Blushi në një postim në Facebook.

Zyrtari i lartë amerikan, David Kostelancik zhvilloi takime me të gjithë krerët e politikës, përfshirë edhe Gramoz Ruçin, Taulant Ballën, Rudina Hajdarin dhe Ralf Gjonin, por shmangu kreun e shtetit.

 

Të fundit