Flash News

KRYESORE

Meta në pritjen e Ambasadës Gjermane: Mirënjohje për kontributin ndaj Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta e konsideron si kënaqësi marrjen pjesë në pritjen e sotme të organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë. Në një status në profilin e tij në Facebook, kreu i shtetit shkroi se ai i përcolli ambasadorit Peter Zingraf, urimet më të përzemërta.

Statusi

Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë dhe t'i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman.

Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike.

Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike!

Të fundit