Flash News

KRYESORE

Meta nga Berati akuzon Niko Peleshin se ka penguar Ramën për reformat

Meta nga Berati akuzon Niko Peleshin se ka penguar Ramën për reformat

Nga Berati ku është duke mbajtur takimin e radhës, Ilir Meta ka folur me qyetarët dhe u ka treguar atyre se kush është ‘timonieri’ i dukur për drejtimin e shtetit.

Sipas tij për të qenë timonier duhet të jesh i ekulibruar, duhet të dish të përdorësh frenat.

Deri tani i vetmi që e ka ndaluar Ramën në reformat që ka dashur të ndërmarrë ka qenë Niko Peleshi pasi ka qenë i vetmi në krah të tij. Meta ka zgjedhur të përdorë ironinë në këtë rast, kjo për të lënë të kuptohet se nuk ka qenë LSI e cila ka penguar zhvillimin e reformave.

"Ju e dini se për të qenë timonier duhet të jesh i ekulibruar duhet të dish të përdorësh frenat nuk e di kush e ka penguar timonierin e deri tanishëm sepse deri tani në krah ka pasur Niko Peleshin. Nëse e ka penguar niko të mbaj përgjegjësinë. Jepini shanse të jetë pasagjer të në autobuzin që do nis LSI drejt BE në mënyrë të padiskutueshme. Nuk ndërtohet shteti ligjor në mënyrë policeske, ky është koncepti i atyre që i kanë marrë partitë gati."-tha Meta.

Të fundit