Flash News

KRYESORE

Meta nga Gjirokastra akuza Ramës: Bëri referendum që të hiqte zgjedhjet brenda PS-së

Meta nga Gjirokastra akuza Ramës: Bëri referendum që të

Në takimin e radhës të LSI-së i cili po zhvillohet në qytetin e Gjirokastrës  Meta në fjalimin e tij hodhi akuza të tjera në drejtim të Ramës. Në fjalimin e tij Ilir Meta tha se ia dha një mundësi PS­së që të bënte shtet mirëpo, ajo dështoi.

Gjithashtu, Meta tha se Rama hoqi zgjedhjet brenda PS­-së, duke iu referuar përplasjes së tij me Blushin: “Ky është vendimi i Rinisë së Gjirokastrës, së Permëtit dhe të Tepelënës. Në Gjirokastër është provuar hipokrizia e PS. A nuk ishin ata që donin të bënin shtet dhe ia dhamë mundësinë që nga Lazarati. Madje edhe u vra një hero. Ai aksion nuk u bë për të shkulur drogën. Por për të mashtruar shqiptarët dhe botën. Pastroi Lazaratin por mbushi Shqipërinë me drogë. Demokracia është zgjedhje është votë e lirë. Si shpjegohet që një parti historike bën referendum që të ndalojë zgjedhjet e brendshme. A ka nevojë Gjirokastra për deputetë turistë, që nuk e dinë se ku i bie sheshi i Çerçizit.”

Të fundit