Flash News

KRYESORE

Meta nga Kamza: Mbajeni mend në 26 qershor në mëngjes nuk do keni mundësinë ti telefononi Petrit Vasilit

Meta nga Kamza: Mbajeni mend në 26 qershor në mëngjes nuk do keni

Nga Kamza  kur LSI  mbajti takimin e radhës për fushatën zgjedhore Ilir Meta zgjodhi të rikujtojë qytetarët se nuk është rastësi që LSI është renditur e  para në fletëne  votimit.

Kjo sipas tij sepse  ajo do të dalë si forcë e  parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

LSI sipas Metës as në 2009 as në 2013 nuk ka pasur drejtimin e qeverisë ndaj kërkon të jetë forcë e parë që të ketë drejtimin e qeverisë që të forcojë stabilitetin e vendit dhe të çojë përpara reformat, në mënyrë që qeveria të jetë shembulli i transparencës, që pasuritë natyrore të vendit të mos jepen fshehurazi dhe në mënyrë të dëmshme për interesat madhore të vendit.

Pasi u shanë dhe u kërdisën dhe na nxorrën bojën në gjithë Evropën dhe Botën, që tani u thonë mos rrini me LSI se ata nuk do jenë në pushtet, se në pushtet do jemi ne e me rradhë, mbajeni mend në 26 qershor në mëngjes nuk do keni mundësinë ti telefononi Petrit Vasilit t’i uroni fitoren se nuk do t’ju lënë ata.

 Ata s’do ju lënë rradhë juve se do futen në sherr kush do arrijë i pari ta marre ne telefon Petrit Vasilin dhe do i thone’ urime vëlla, tani t’i lëmë ato se ti tani e kupton si është situata, se kush ëshë më i mirë se njëri se tjetri e kështu me rradhë”.

Të fundit