Flash News

KRYESORE

Meta niset drejt Estonisë, takime me krerët e lartë të politikës

Meta niset drejt Estonisë, takime me krerët e lartë të

Presidenti Ilir Meta do të niset sot drejt Estonisë për një vizitë zyrtare dy ditore, me ftesë të homologut estonez, Kersti Kaljualid. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit të Estonisë, Henn Polluaas, dhe Kryeministrin Juri Ratas.

Fokusi i këtyre takimeve do të jetë sfida e përbashkët e sigurisë evropiane, proceset e integrimit euro-atlantik dhe intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat me interes reciprok.

Në prani të dy Presidentëve do të nënshkruhet edhe Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Integrimit Europian ndërmjet Ministrive të Punëve të Jashtme të të dy vendeve.

Gjatë qëndrimit në Estoni, Presidenti do të japë një ligjeratë në Shkollën estoneze të Diplomacisë, si dhe do të vizitojë Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s dhe Qendrën e Brifingjeve E-Estonia.

Të fundit