Flash News

KRYESORE

Meta nuk çdekretoi Bushatin, konfirmon Rama: Do jem unë ministër i Jashtëm

Kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të jetë ai vetë në postin e ministrit të Jashtëm, deri atëherë kur Ditmir Bushati të zëvendësohet zyrtarisht me një emër të ri.

Në një reagim në twitter, Rama shkruan se ai do të marrë këtë post de juro, për aq kohë sa sipas tij Meta nuk e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues.

“Presidenti s'e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s'kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit”, shkruan Rama.

Të fundit