Flash News

KRYESORE

“Meta nuk respekton karantinën, ngjit malet në fundjavë”, Rama: Unë dhe presidenti kemi detyra specifike

“Meta nuk respekton karantinën, ngjit malet në

Kryeministri Edi Rama komentoi lëvizjet e presidentit Ilir Meta në fundjavë, që sipas gazetarit Enkel Demi gjatë një interviste në abc news, është thyerje karantine në kushtet e pandemisë.

“Meta nuk respekton karantinen? Në fundjavë ka shkuar në Skrapar në male, kurse ju keni qenë në Vlorë”, e pyet gazetari, ndërsa Rama i përgjigjet: Ata që kanë një punë të caktuar kanë të drejtë të lëvizin 24 orë, unë dhe presidenti kemi detyrë specifike, që mund të lëvizim edhe jashtë fashave orare”, tha kryeministri.

“Të ngjisësh në mal nuk është punë”, shton gazetari.

“Për presidentin është punë”, i përgjigjet Rama.

Kujtojmë se pasi presidenti dekretoi ndryshimet në Kodin Penal, si nismë e qeverisë u përfol për një ‘pranverë’ të re në raportet Rama-Meta.

Të fundit