Flash News
Grupi parlamentar i PD dorëzon në Kuvend propozimin: Pensioni të rritet në 300 euro
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Meta nxjerr SMS-në e diplomatit të huaj ku flitet për Ramën: Për të treguar si punojnë disa ndërkombëtarë këtu për reformën në drejtësi
Presidenti i Republikës ka nxjerrë mesazhin e një diplomati të huaj në Tiranë, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA.
Në këtë mesazh tregohen diskutimet për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas mesazhi të Publikuar nga Presidenti në “Opinion”, diplomati shkruan se Rama nuk do ta bllokojë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit në listën tjetër për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, çka për Presidentin Meta tregon qartë ndikimin e kryeministrit në reformën në drejtësi.
“Ky mesazhi këtu është se si funksionojnë diplomatët në Tiranë. Nuk e ka nisur me emrin e tij por në emër të Ambasadës Amerikane dhe Bashkimit Evropian. Ka qenë në takimin që unë kam pasur. Në darkë nuk i kishin të qarta opinionet. ‘Mirëmëngjesi Beni! Biseduam me Ramën në telefon dhe zyrat ligjore të SHBA dhe BE nuk e mbështesin pozicionin e Presidentit për pezullimin. Kemi rënë dakord që kur të dalin ata të mos i bjerë të fikët Presidentit. Ramë dakord me Ramën që Marsida Xhaferllari të jetë në listën tjetër dhe Rama nuk do të përpiqet ta bllokojë”. Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë me mua dhe që ishte shumë korrekt. Aty është qëndrimi i tyre”, tha Meta.