Flash News

KRYESORE

Meta ofron dorëheqjen me një kusht dhe këshillon: Mos dëgjoni Vasilikën dhe Ulsiun

Meta ofron dorëheqjen me një kusht dhe këshillon: Mos

Presidenti Ilir Meta është gati të japë dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias rekomandon se ai ka shkelur Kushtetutën me zhdekretimin e 30 qershorit. Në Syri TV, Meta megjithatë u shpreh i bindur se vendimi i tij ka qenë në respektim të ligjeve të shtetit shqiptar dhe në shërbim të qetësimit të situatës.

“Patjetër. Nëse Venecia thotë që Presidenti Ilir Meta ka shkelur kushtetutën unë do të largohem. Unë kam dhënë dorëheqje edhe si kryeministër.Të thotë Venecia që e kam shkelur Kushtetutën dhe unë të rri President, kjo nuk ndodh.Sa herë qeveria e ka shkelur kushtetutën, sa herë qeveria ka rrëzuar ligje.Ku e kam shkelur unë kushtetutën, këtë më thuaj? Ka zhdekretuar thotë Vasilika dhe Ulsiu. Kanë marrë porosi për të thënë zhdekretuar, sepse nuk ka zhdekretim. Unë kam dekretuar për të rrëzuar dekretin tim. Ky nuk është dekret që kontrollohet nga parlamenti”, paralajmëroi Meta.

Komisioni i Venecias do të kthejë përgjigje më 11 tetor, ndërsa në një prononcim për mediat të mërkurën u shprehën se zgjedhjet e 13 tetorit nuk do të mbahen.

Të fundit