Flash News

KRYESORE

Meta paralajmëron deputetët e ‘opozitës së re’ që votuan pro formulës së PS për Kodin Zgjedhor: Do bëhen shembull

Meta paralajmëron deputetët e ‘opozitës së re’

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar deputetët e opozitës parlamentare që votuan pro draftit të PS për ndryshimë kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Duke fokur në ‘Tempora, Meta, pas publikimit të emrave të tyre sot, thotë se disa do të bëhen shembull, pasi sipas tij secili do të duhet të përgjigjet për veprimet e tij.

“Kjo do të thotë se deri tani në Shqipëri është krijuar kjo situate që të gjithë në Shqipëri shkelin rregullat, të gjithë shkelin rregullat e lojës, të gjithë shkelin Kushtetutën e pastaj i bëjnë të gjithë bashkë e hajde fillojmë nga e para. Fillojnë pastaj e ca si ndërkombëtarë. Mendoj se përgjegjësitë janë individuale. Politikanët e vendit duhet të marrin përgjegjësi”, tha ndër të tjera Meta.

Sonila Meço: Janë blerë?

Ilir Meta: Për kë e bënë atë? Për Shqipërinë? Për listat e hapura? Ku i happen listat?

Sonila Meço: Si do të përgjigjet individualisht?

Ilir Meta: Kjo çështje i takon së ardhmes. Emrat e tyre janë atje. Sa herë do të ketë gjëra të tilla do të publikohen emrat e tyre. Kështu do të fillojë përgjegjësia, disa do të bëhen shembull.

Të fundit