Flash News

KRYESORE

Meta paralajmëron: Jam i përgatitur për çdo skenar, edhe me tanke po të më vijnë jam gati

Meta paralajmëron: Jam i përgatitur për çdo skenar, edhe

Presidenti Ilir Meta nuk ndalet së denoncuari atë që ai e quan si procesin e kapjen mafioze të drejtësisë në vend.

Edhe pse doli sot në konferencë shtypi ku publikoi fakte të reja për të kallëzuar kreun e KED, Ardian Dvorani, Presidenti është serish sonte në “Top Channel” për të folur për të njëjtën ngjarje.

Meta ka deklaruar para pak minutash në  “Open” se është i përgatitur për të gjitha skenarët në këtë betejë.

“Jam përgatitur për të gjitha skenarët. Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do të marrin përgjigjen më shembullore. Para se të më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bëjë të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do tu jap përgjigje shembullore” , tha Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit paralajmëroi se askush nuk mund ta shkarkojë pa mbaruar mandatin.  “Këta mafiozë, i bëjnë lojë Presidentit. Si do ta gjejnë të drejtën, kur bëhet kjo lojë në këtë mënyrë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, po zbrazet dhe shpopullohet Shqipëria, nga kjo krizë e madhe mosbesimi”, tha Meta.

Të fundit