Flash News

KRYESORE

Meta paralajmëron pas rezolutës: Rruga e paligjshmërisë provokon stabilitetin demokratik në vend

Meta paralajmëron pas rezolutës: Rruga e paligjshmërisë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas votimit me 100 vota dje në Kuvend rezoluta kundër shfuqizimit të dekretit nga ana e tij për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në një prononcim për mediat, Meta u është përgjigjur interesit të gazetarëve, ndërsa ka ritheksuar se dekreti është i detyrueshëm për të gjithë dhe çdo institucion.

Intervista me gazetarët:

Dje në Kuvend u votua rezoluta kundër dekretit tuaj, me 100 vota kundër, a keni reflektuar?

Presidenti është zgjedhur nga parlamenti, natyrisht jo nga ky, por nga një parlament legjitim. Presidenti i takon republikës, republika vetëm qytetarëve.

A rrezikojmë të kthehemi në mbretëri?

Shqipëria është republikë, presidenti i takon republikës dhe republika qytetarëve.

Datën e re të zgjedhjeve kur do e kemi dhe kur do e thërrisni zotin Rama dhe Basha në konsultë?

Sa më parë të jetë e mundur. Po punojmë me shumë qetësi dhe përgjegjësi. Dekreti është në fuqi, i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti mban shënim dhe çdo institucion që shkel ligjin.

A do pranojë presidenti çdo vendimmarrje të Kolegjit Zgjedhor?

Dekreti mund të gjykohet edhe nga gjykata e Skraparit që nuk ekziston. Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet. Përkundrazi, i fton të gjithë që të izolojmë çdo të çmendur, i cili në këtë ditë të dhurimit të gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira, sepse ato sigurojnë çeljen e shpejtë të negociatave, që është objektiv i shqiptarëve. Dekreti është në fuqi, është i zbatueshëm dhe i detyrueshëm për të gjithë. Kush dëshiron në rrugën e paligjshmërisë le të vazhdojë, presidenti ka të drejtë çdo ditë për reflektim. Ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë do kenë pasojat që provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik në vend.

Të fundit