Flash News

KRYESORE

Meta pas takimit me aleatët e PD: Vendi në prag të humnerës; kriza të mos kthehet në 'lojë të fortësh'

Meta pas takimit me aleatët e PD: Vendi në prag të humnerës;

Presidenti Ilir Meta u ka bërë apel palëve politike të reflektojnë për situatën politike në vend. Në një intervistë për Ora News, kreu i shtetit nënvizoi se vendi ndodhet në prag të humnerës dhe se zgjidhja e krizës nuk mund të kthehet në një lojë të fortësh.

“Nuk e di se çfarë presim më shumë në rast se bëjmë sikur nuk e shohim që sistemi i rregullave të lojës demokratike ku në radhë të parë, kemi edhe garancitë kushtetuese të vetë kësaj bashkëjetese demokratike, që është tronditur rëndë, dhe në rast se vazhdojmë të mos e shohim përpara humnerën drejt së cilës do të ecim, atëhere nuk bëjmë gjë tjetër veçse gënjejmë veten dhe përsërisim gabime tepër të rënda që i kushtojnë vendit më shumë se kujdo tjetër”, deklaroi Meta, qe sot pati nje takim me pese aleate te Partise Demokratike.

"Unë padyshim që do të takohem me të gjithë, jo vetëm me kryeministrin, por edhe me përfaqësues të tjerë politikë, por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Edhe me shumë njerëz të tjerë të përgjegjshëm, të cilët kanë përgjegjësi për vendin, sepse kjo nuk mund të kthehet në një lojë “të fortësh” dhe më pas askush të mos mbajë përgjegjësi për pasojat që mund të vijnë. Shpresoj që të gjithë të reflektojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse e gjithë kjo krizë konsumon jo vetëm energji për vendin, por nuk është e mirë as për atë vlerësim që Shqipëria ka pasur apo për ato pritshmëri që janë për rolin që duhet të luajë për stabilitetin në rajonin tonë", nenvizoi Meta.

Në fund, Meta largoi përgjegjësitë për ngërçin politik, duke shtuar se për këtë ka informuar më herët edhe faktorin ndërkombëtarë.

Të fundit