Flash News

KRYESORE

Meta pas takimit me ambasadorët e BE: Do dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Meta pas takimit me ambasadorët e BE: Do dekretoj menjëherë

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur takimin e zhvilluar sot me ambasadorët e BE në Tiranë.

Meta deklaron se i ka siguruar partnerët ndërkombëtarë se do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, ashtu siç palët kanë kërkuar duke u diskutuar vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirës në Këhsillin Politik.

“Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë.

I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirës.

I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjësojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, sqaron Meta.

Të fundit